Video shokuese e ushtarëve izraelitë që tymosin ‘shisha’ para shpërthimeve masive në Gaza (fotot)

17/05/2024 17:09

Video të disa shpërthimeve të kontrolluara të pallateve rezidenciale në Rripin e Gazës janë publikuar në rrjetet sociale nga ushtarë izraelitë, duke shkaktuar reagime shokuese në publik si për manyrën ashtu dhe për motivet e tyre.

Pamjet ishin postuar nga batalioni xhenier 8219 Commando teksa zhvendoseshin në territorin palestinez, sipas analistëve të rrjetit Bellingcat, shkruan e përditshmja britanike Metro.

Në një prej klipeve shihen shkatërrimet e pallateve të banimit pranë spitalit të Al-Quds në zonën Tel al-Hawa, të qytetit të Gazës.

Në një tjetër video ushtarët izraelitë qëndrojnë në një ballkon teksa prapa tyre ngrihet retë gjigante të tymit të shpërthimeve te komanduara.

Por komandot e relaksuar shihet që tymosin shisha dhe ngrejnë gotat e pijes teksa një tjetër shpërthim masiv ndodh në sfond.

Ushtria izraelite thotë se po rrafshon lagje të tëra të bombarduara më parë në Gaza që ‘të mos kthehen në komplekse për terroristët’.

Por rrjeti Bellingcat i përshkruan shpërthimet si ‘shkatërrimi gjerë e sistematik’ i infrastrukturës civile, i quajtur nga përfaqësues të OKB si ‘domicid’, për të mohuar kthimin e palestinezëve në territor.

Studiuesi sigurisë Dr Andreas Krieg, tha për rrjetin Metro.co.uk: ‘Investigimi i Bellingcat është shumë i besueshëm.

“Të dhënat tregojnë se ushtria po përdor forcë destruktive ndaj ndërtesave që janë spastruar më parë nga forca të Hamas dhe që nuk janë më një objektiv i vlefshëm ushtarak”.

“Këto ndërtesa nuk përbëjnë kërcënim dhe janë të një natyre civile, prandaj këto veprime përbëjnë shkelje të regullave të konfliktit të armatosur”.

“Pasojë e kësaj është që Rripi i Gazës është tashmë i pabanueshëm”, shtonte studiuesi.

Aktiviteti batalionit izraelit në Gaza u gjurmua nga rrjeti Bellingcat dhe partnerët e tyre Scripps News me mjete të ndryshme, përfshi dhe postimet e ushtarëve në rrjetin Facebook.

FOTO GALERI
1/5
Video të disa shpërthimeve të kontrolluara të pallateve rezidenciale në Rripin e Gazës janë publikuar në rrjetet sociale nga ushtarë izraelitë

Top Channel