U vranë gjatë sulmit të Hamasit në festival, gjenden trupat e tre pengjeve izraelite

17/05/2024 19:35

Forcat izraelite kanë gjetur në një tunel të Hamasit trupat e tre pengjeve nga Gaza. Lajmin e dhanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Trupat ishin ata të Shani Louk, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerenter. Forcat e ushtrisë izraelite bënë me dije se ata ishin vrarë më 7 tetor dhe eshtrat e tyre u kthyen në Gaza.

Rreth 1200 njerëz u vranë në një sulm të paprecedentë kur persona të armatosur të Hamasit hynë në Izrael. Ata morën 252 të tjerë si pengje në Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli do t’i kthejë në shtëpi të gjithë personat e marrë peng.

Në një deklaratë, forcat izraelite thanë se trupat ishin gjetur në një operacion gjatë natës. Gjetja e tyre u bë e mundur falë dëshmive të dhëna nga ushtarë të Hamasit të cilët mbaheshin peng.

Tre viktimat ishin vrarë në një kryqëzim pranë vendit të masakrës së festivalit Nova në jug të Izraelit, përpara se trupat e tyre të dërgoheshin në Gaza.

Më shumë se 360 njerëz u vranë në festival. Rreth 125 pengje mbeten të pagjetur, ndërsa të tjerët janë liruar ose shpëtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA