“Meritoje lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar”, ylli i Juventusit i del në krah Allegrit pas shkarkimit

17/05/2024 22:45

Ditën e sotme Massimiliano Allegri u shkarkua nga posti i trajnerit të Juventusit pas sjelljes së tij të cilën klubi e cilësoi si “të pahijshme”.

Ndër personat që kanë reaguar, ka qenë edhe ylli i skuadrës, Adrien Rabiot i cili shkruajti një mesazh lamtumire duke theksuar se Allegri meritonte një “lamtumirë ndryshe”.

“Do të kujtoheni si një nga trajnerët më fitimtarë në historinë e Juventusit. Keni merituar një lamtumirë ndryshe. Faleminderit për gjithçka dhe paç fat”, ka shkruar Rabiot.

Top Channel