Pamje dramatike si dhe qesharake u publikuan sot nga një hyrje aeroporti në Indonezi, ku një punonjës i pavëmendshëm bie nga disa metra lartësi në pistë.
Anëtari i ekuipazhit nuk e kishte idenë se kolegët ne toke kishin larguar shkallët e zbritjes nga mjeti TransNuse Airbus që kishte përfunduar zbarkimin.
Ai shihet duke folur me dikë brenda avioni teksa nis të dalë.
Por stafi kishin larguar tashmë shkallët e lëvizshme dhe ai bie ashpër në asfaltin disa metra poshtë.
Megjithë disa plagë të pësuara burri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat vendase.
Zyrtarët e aeroportit të Xhakarta thanë se po hetojnë incidentin dhe se do të marrin masa që diçka e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.
Top Channel