Elisa Spiropali i përgjigjet me humor “akuzave” për puç, publikon foton Kryeministri Edi Rama, në komunikim me gazetarët nga Kotori, ftoi opozitën për t’iu bashkuar propozimit të Partisë Socialiste për reformë të re anti-korrupsion.
I bindur se të gjitha partitë duan integrimin në BE, kryeministri kërkoi të krijohet “një zonë e ndaluar për sherret dhe të flitet me gjuhën e ekspertizës”.
“Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës”, tha Rama.
Javën e kaluar, socialistët ecën përpara me idenë për të ngritur një komision të posaçëm me fokus luftën ndaj korrupsionit. Për të joshur opozitarët, Edi Rama ka futur në lojë edhe ndërkombëtarët, duke i dhënë një rol mbikëqyrës në procesin e reformave. Por, nisma e Ramës shihet me skepticizëm në radhët e opozitës, të cilët kanë kërkuar më shumë për t’u njohur me objektin e komisionit që propozohet të ngrihet.
Top Channel