26/12 20:57
Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka folur mbi mosgrumbullimin e Mats Hummels dhe Leon Goretzkës për kampionatin europian.
Ai rrëfeu se kishte biseduar me të dy futbollistët të cilët i kishin shprehur zhgënjimin e tyre. Ndërsa e cilësoi këtë si një vendim të vështirë që duhej ta ndërmerrte.
“Kam pasur biseda të gjata me të dy. Ata ishin të zhgënjyer, kjo është e kuptueshme. Të jesh trajner është e vështirë, por në fund unë duhet të marr një vendim në interes të skuadrës”, u shpreh mes të tjerash Nagelsmann.
Top Channel