Familja e dinte të vdekur, burri gjendet gjallë pas 27 vitesh 100 metra larg shtëpisë! Qeni rrinte afër bodrumit ku e kishin mbyllur

16/05/2024 22:52

Një adoleshent i cili u rrëmbye 27 vjet më parë, është gjetur i gjallë në bodrumin e banesës së fqinjit të tij, vetëm 100 metra larg familjes.

Omar Bin Omran nga Algjeria, u zhduk në në vitin 1997 dhe familja e tij mendoi se ai ishte vrarë gjatë Luftës Civile Algjeriane, e cila filloi në fund të vitit 1991 dhe zgjati deri në fund të vitit 2002.

Por Omar, tani 45 vjeç, është në fakt gjallë dhe u shpëtua nga bodrumi poshtë dyshemesë së mbuluar me bar të fqinjit të tij.

Rrëmbyesi i tij, një 61-vjeçar që jetonte vetëm, është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas gazetës algjeriane El Khabar, qeni i Omran qëndroi rreth shtëpisë së të dyshuarit për një muaj të tërë pasi Omar u zhduk. Qeni ishte afër vendit ku pronari i tij po mbahej peng dhe rrëmbyesi e helmoi për të mos ngritur dyshime.

Tashmë Omran do të marrë kujdes mjekësor dhe psikologjik, ndërsa zyrtarët kanë premtuar se “autori i këtij krimi të rëndë” do të gjykohet me “ashpërsi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA