Trajneri i Francës, Didier Dechamps ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për “Euro 2024” me synimin për të hequr zhgënjimin e tyre të pësuar në Kupën e Botës 2022 pasi u mposhtën me penallti nga Argjentina e Lionel Messit.
Deschamps emëroi skuadrën e tij për turneun, i cili do të zhvillohet në Gjermani.
Ylli i Ligës Premier, Michael Olise nuk është në listë përkundër një sezoni të mahnitshëm me Crystal Palace, ndërsa befason emri i ish-lojtarit të Chelseat, N’Golo Kante, i luan në Al Ittihad.
Përveç Olise, mungesa të tjera të dukshme janë edhe Malo Gusto, Jean Clair Todibo, Matteo Guendouzi, Jean-Philippe Mateta dhe Moussa Diaby.
Portierët
Areola, Maignan, Samba
Mbrojtësit
Kounde, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy
Mesfushorët
Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouameni, Griezmann, Kante
Sulmuesit
Barcola, Dembele, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappe, Thuram
Top Channel