“E di mirë ku të të gjej…”, drejtori i “TuttoSport” rrëfen sherrin me Allegrin

16/05/2024 19:06

Drejtori i gazetës torineze “Tuttosport”, Guido Vaciago ishte një nga viktimat e shpërthimit të Masimiliano Allegrit, fill pas finales së Kupës së Italisë në “Olimpico”, aty ku Juventusi triumfoi me rezultatin minimal 1-0.

Vaciago ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe fjalët kërcënuese që tekniku nga Livorno përdori në sulmin verbal ndaj tij, teksa ka shtuar se ka mbetur tërësisht i befasuar nga sjellja e Allegrit, tërësisht e pazakontë.

“Drejtor m…!Po, ti je drejtor m…! Shkruaj të vërtetën në gazetën tënde dhe jo ato që të thotë klubi”, i ka thënë Allegri drejtorit të “TuttoSport”, i cili provoi ta qetësojë por mori një tjetër sulm nga trajneri i Juventusit.

Këtë herë tonet e Allegrit ishin edhe më të ashpra, teksa i thoshte Vaciagos: Shiko se e di mirë ku të të gjej. E di ku të të pres. Vij dhe ti shkul të dy veshët. Vij dhe të marr me grushte në surrat”.

Krahas Vaciagos, Allegri pati përplasje edhe me drejtorin sportiv të Juventusit, Christian Giuntoli, teksa kërkoi edhe Gianluca Rocchin, dizenjatorin e arbitrave, por nuk arriti të përballet verbalisht me të.

Për të gjithë situatën e krijuar, Allegri u pezullua me dy ndeshje nga Gjykata Sportive, ndërsa klubi i Juventusit po reflekton mbi shkarkimin e menjëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA