Lajmi se qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, ka ngjallur reagime të shumta.

“I patëm 2+ vjet si shtet për ta dërguar draftin tonë maksimalist të asociacionit. Tani kur efektivisht u mbyll hapësira e dialogut dhe humbi mundësia për t’u bërë diçka më serioze gjatë administratës Biden, madje edhe u mbyll dera për Këshill të Europës sivjet, qeveria del me një manovër se ‘do ta dërgojmë draftin e bazuar në FES deri më 31 maj’.

Kjo do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta”, ka shkruar analisti Agon Maliqi. Për draft-statutin që  dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji, foli edhe gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens i cili e quajti këtë “një lëvizje të jashtëzakonshme të minutës së fundit lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës”.

“Fondacioni Friedrich Ebert është “themeli” i SPD-së (Partia Social Demokrate), shumë pranë kancelarit Olaf Scholz dhe njerëzve të tij, disa prej të cilëve deri më tani hezitonin për këtë çështje, megjithatë, nëse fondacioni juaj prodhon ide të mira…”, ka qenë mesazhi i tij.

Qeveria e Kosovës e pranoi më herët se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendosur si kusht për pranimin e shtetit në organizatën e Këshillit të Evropës. Komitetit i ministrave të tij takohet në Strasbourg në 16 dhe 17 maj, dhe është organizmi që thotë fjalën e fundit për pranimin e një shteti apo jo. Ndërkohë, në 14 maj, zëvendësministri për Punë të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, tha se çështja e pranimit të Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut, nuk është përfshirë në axhendë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA