Dyshime për manipulim votash në Malishevë, Prokuroria e Gjakovës nis hetimet, merren në pyetje komisionerët
Kosova ishte një nga temat qendrore të takimit mes zëvendesekretares amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz Allen në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit u tha se ata biseduan për “çështjet globale” dhe për përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian, përfshirë përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Allen nënvizoi rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëveshjeve me Kosovën përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, nënvizohet në njoftim.
Perënduimi vazhdon t`i kthehet thirrjeve për implementimin e marrëveshjes bazë të normnalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, të arritur në 27 shkurt 2023 dhe Aneksit të zbatimit të saj, të vulosur 18 marsin e vitit të kaluar në Ohër. Edhe pse të pafirmosura, BE-ja i konsideron ujditë ligjërisht të detyrueshme, por palët nuk janë duke i zbatuar ato.
Në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që iu referua Allen, BE-ja e ka bërë të qartë se për Kosovën dhe Serbinë, kushti për të përfituar nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Vucic nga ana e tij, i kërkoi Allenit që SHBA-ja ta rrisë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ta përdorë, sic tha ai, ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar mundësitë e një bashkëpunimi të sinqertë dhe përparim konkret.
Top Channel