MotoFest në Pogradec/ Marrin pjesë 150 motoçiklistë nga Gjermania, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

15/05/2024 15:58

Edicioni i dytë i MotoFest në Pogradec ka bërë bashkë 150 motoristë nga Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të cilët krahas pasionit të tyre për të udhëtuar me motor janë angazhuar për të sjellë ndihma humanitare për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe.   

Grupi i motoristëve nga Gjermania arriti të sigurojë 9 kamionë me ndihma për t’i shpërndarë në një prej zonave më të varfra të Pogradecit atë të Mokrës për të lehtësuar sadopak nevojat e tyre.

“Është hera ime e tretë në Shqipëri, e njohim vendin dhe jemi të lumtur të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit këtu.  Pogradeci është një qytet i bukur dhe njerëzit janë mikpritës.   Kam 23 vite që jam angazhuar në bamirësi dhe para se ne të sigurojmë donacionet sigurohemi që ato të jenë sipas nevojave që kanë njerëzit këtu”, tregoi motoristja nga Gjermania, Liza Nirzen.

Për motoristët profesionistë, kjo është një mënyrë e veçantë që ndërthur pasionin e tyre me bamirësinë dhe që synon të zgjerohet vit pas viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA