‘Magjistari’ David Copperfield akuzohet për ngacmime seksuale nga 16 gra (fotot)

15/05/2024 18:02

Një total prej 16 femrash kanë akuzuar magjistarin e famshëm amerikan Copperfield për ngacmime, sulm seksual e sjellje të papërshtatshme që datojnë deri disa dekada më parë.

TheGuardian US thotë se akuzat kanë detyruar policinë të kryejë rreth 100 intervista me viktima e dëshmitarë, që erdhën kryesisht pas publikimit të lëvizjes MeToo ku shumë gra nisën të flisnin për abuzime të së shkuarës nga eprorët ose punëdhënësit e tyre.

Rrjeti thotë se më shumë se gjysma e akuzave vijnë nga femra që ishin nën 18 vjeç në kohën e incidenteve, por raportohet se ai mund të mos ketë diokur moshën e tyre.

Mes akuzave ka pretendime se ai ka droguar tre femra para se të kryente marrëdhënie seksuale me to, në një gjendje ku ato nuk ishin të afta për të dhënë miratim.

Pretendimet kundër iluzionistit tashmë 67-vjeçar datojnë prej viteve 1980-të deri në 2014, por ai i mohon të gjitha duke thënë se është i pafajshëm.

Emri i David Copperfield permendet edhe në dokumentet rrjetit te Jeffrey Epstein nga viktima Johanna Sjoberg, e cila tha se e kishte takuar ne shtëpinë e Epstein.

Avokatët e Copperfield thanë se ai “asnjëherë nuk ka vepruar abuzivisht me dikë, i dashur e respektueshëm si me gratë dhe me burrat”.

Ata shtonin se dhe më përpara janë bërë disa pretendime të rreme kundër tij.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
2/3
Avokatët e Copperfield thanë se ai “asnjëherë nuk ka vepruar abuzivisht me dikë"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA