Inside Story/ Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

15/05/2024 22:34

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka ndodhte para nënës dhe motrës së tij me të cilët jetonin.

‘Më kapte si leckë në sy të të gjithë familjes, nënës apo motrës së tij më kapte për flokësh dhe më sillte vërdallë si qeni nëpër shtëpi. Kur ishte i vogël djali qante dhe nuk flinte ndërkohë që ky donte të flinte dhe e ka kapur për rrobash dhe e ka përplasur në mur, ra mbi divan djali’ u shpreh Ana, deoncuese.

Rrethi vicioz i dhunës që ajo përjetoi ndër vite, është ndoshta historia e qindra grave dhe vajzave. Ana rrëfen se ndër vite kërkoi divorcin disa herë, por kërcënimet për ta ndarë nga fëmijët e mbajtën peng. Një histori që gjen element të njëjtë me konfliktin në çiftin e Shkodrës, që në fund u mbyll me tragjedinë e Bunës.

‘Sa herë që jam munduar ti hyj rrugës së divorcit, se kanë qenë mbi 7-8 herë. i jam lutur më vite më ndaj, i jam ulur në gjunjë vjehrrës të lutem nëse nuk bëj për nuse për djalin tuaj më ndani’ u shpreh Ana, denoncuese.

‘Në momentin që ato shkëputen nga dhuna dhe raportojnë dhunën në momentin e parë kanë nevojë për strehim se në shumicën e rasteve ato tentojnë të largohen nga shtëpia nga abuzuesi por në shumicën e rasteve dhuna mund të vazhdojë edhe nga të afërmit e dhunuesit. Kështu që ato kërkojnë të largohen nga qyteti ku janë dhe të rifillojnë jetën në një vend tjetër’ u shpreh Stela Tanellari, Zv.Drejtore e Organizatës “Të ndryshëm, të barabartë”.

Në vitin 2016 ajo u diagnostikua me një masë qelizash të dëmshme në gjoks, për të cilën kishte nevojë për ekzaminime shtesë, por ish bashkëshorti refuzoi ti jepte para të kurohej.

‘O sa mirë je me kancer më tha, do të vdesësh. dhe i thashë se do të shkoj të bëj analiza më tha nuk do të shkosh sepse e dimë se çfarë është ajo sëmundje dhe nuk kemi pse i prishim lekët’ u shpreh Ana, denoncuese.

‘Tendencat e zhvillimit shoqëror shkojnë drejt individualitetit, në kuptimin që secili prej nesh shkon drejt përmbushjes së vetvetes jo familjes’ u shpreh Edmond Dragoti, sociolog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA