![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1731682509x900-0-1731682278xputin-scholz-409-604_sd-800x450.jpg)
13/02 08:30
Një dëshmitare tregon çastet kur kryeministri sllovak, Robert Fico, u qëllua me armë nga një person, që u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Dëshmitarja rrëfeu për BBC se po e priste kryeministrin sllovak jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi në Handlova për t’i dhënë dorën.
“I bëra një foto kur ai doli nga ndërtesa”, tha ajo, “por më pas dëgjova të shtënat dhe e pashë të binte në tokë”.
Sipas saj, ishin gjithsej tre të shtëna dhe “Fico kishte një shenjë në kokë”.
Top Channel