Kryeministri sllovak, Roberto Fico, është në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra nga plumbat.
Aktualisht, ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Fico u qëllua në në krahë, këmbë dhe stomak, por ky informacion mbetet i pakonfirmuar. Pas të shtënave, truprojat e tërhoqën kreun e qeverisë drejt makinës, për ta transportuar me pas me helikopter në një spital aty pranë pasi transferimi në kryeqytetin Bratislavë do të zgjaste shumë dhe mund t’i kushtonte Ficos.
🇸🇰 | URGENTE: Imágenes del primer ministro eslovaco Robert Fico siendo llevado a su coche tras recibir varios disparos en un intento de asesinato. El atacante ha sido detenido. pic.twitter.com/HcxSa1FJZx
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024
Kryeministri sllovak ndodhej në një takim në një qendër komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova, rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Presidenti i zgjedhur dhe aleati i Ficos, Peter Pellegrini, u shpreh i tmerruar për atentatin.
“Jam i tmerruar se ku mund të të çojë urrejtja për palën tjetër politike. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen në mënyrë demokratike dhe ligjore”, tha ai, duke theksuar se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit, dhe jo me armë.
Për sulmin reagoi edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak. “I tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij”, shkruan ai në një postim në “X”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi një “sulm të poshtër”, plagosjen e Ficos.
Top Channel