Tifozët e Egnatias emocionojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë, baner gjigand për Raphael Dwamenan

14/05/2024 19:52
Baneri i tifozëve gjatë ndeshjes Egnatia-Kukësi

Ende pa nisur ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit, janë përcjellë emocione të forta nga ana e tifozëve të skuadrës rrogozhinase, të cilët shpalosën një baner në stadium në nder të Raphael Dwamenas, ish-sulmuesit që ndërroi jetë në fushë muaj më parë për shkak të problemeve me zemrën.

Ekipi i Rrogozhinës synon që të fitojë trofeun përballë verilindorëve të cilët tashmë me një sezon të dështuar për shkak të rënies nga kategoria, fitorja e këtij trofeu është e vetmja mënyrë për të gëzuar sadopak tifozët.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet që mund t’i ndiqni duke klikuar Këtu, baneri gjigand është bluza me numrin e futbollistit të ndjerë.

Top Channel