Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë në Konferencën Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa mbështeti planin, Gonzato theksoi se BE është krah të Shqipërisë dhe gati të mbështesë zbatimin e kësaj strategjie.
“Doja së parti të falënderoja Ballën për ftesën për pjesëmarrjen e këtë konferencë. Do të doja të të përgëzoja për miratimin e strategjisë së fundit për migracionin. Jo vetëm që është në përputhje me standardet e plan veprimit të vendeve evropiane, por është dhe më ambicioz. Të jeni të sigurt se BE është krah jush dhe gati t’ju mbështesë në zbatimin e kësaj strategjie.
Plan veprimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet një kuadër kyç politikash veprimi për emigracionin, azilin dhe menaxhimin e kufijve. Është një kuadër bashkëpunimi jo vetëm me BE por dhe vendet e rajonit me qëllim përballjen e migracionit dhe sfidat e sigurisë.
Zbatimi i këtij kuadri ka sjellë rezultate në uljen e trysnisë migratore së paku me 1/3 në korridoret e Ballkani Perëndimor gjatë 2023, krahasuar me 2022.
Kjo është bërë e mundur nga angazhimi i fortë i të gjithë partnerëve në rajon dhe mbështetja në rritje, qoftë financiare apo teknike, nga BE-ja dhe agjencitë e saj. Kjo pasqyron punën tonë të përbashkët”, tha Gonzato.
Top Channel