Romeo ka reaguar i revoltuar sot pasi pa klipin me ofendimet e Gracianos ndaj Heidit, por është kritikuar se pse pse nuk reagoi në moment por priti spektaklin e sotëm.
Romeo u pyet se pse reagoi më tepër për të mbrojtur Erjolën sesa Heidin, ndërsa Romeo tha se e lëndoi që Graciano pretendon që Heidi i ka shkelur syrin. Opinionisti Arbër Hajdari tha se Romeo ‘ka hipur në autobusin e finales’, prandaj nuk ka treguar interes.
Romeo: A je normal, a të ka shkelur syrin ty?
Graciano: Po por jo në drejtimin që mendon ti, por që kam Romeon për mbrojtje
Heidi: Nuk ka ndodhur kurrë
Graciano: Më vjen keq që je në siklet prej Heidi Bacit.
Ledjoni: Reagove më shumë për Erjolën sesa për këtë rast. Si ka mundësi kur reagimi nuk është i njëjtë.
Romeo: Jashtë ma mohoi, ndjesë semos e mendon se e thash në atë kupton.
Arbër: Rome ka hipur në autobusin e finales dhe pak rëndësi ka për të gjërat që ndodhin. Mund ti dilte në mbrojtje të dashurës. Të paktën nuk të ka thënë njeri ty mos fol para asaj, por në situatat kur është diskutimi me Heidin, na lër të diskutojmë me Heidin.
Françeska: Këtë pyetje ja kam bërë Romeos, e hodhe shtëpinë përpjetë për Erjolën, preket Heidi në këto situata dhe Romeo nuk reagon.
Top Channel