Heidi dhe Egla janë përfshirë në një debat të ashpër me njera-tjetrën mbrëmjen e djeshme, pasi Egla bëri një koment për Heidin, duke e quajtur “lace”.
Ofendimet ishin të ashpra nga ana e Eglës, ndërsa Heidi ka kontrolluar emociononet.
Egla: Je vetëm një poshtërsirë, kaq.
Heidi: Shumë mirë, faleminderit.
Egla: Jo këtë lojë me mua. O gocë e poshtër. Tall ti këllqin tënd të vogël me mua? Të më thuash ti mua që po më ikën truri. Po më ikën mi, sigurisht. Nuk jam duke e fshehur trurin unë si puna jote. Unë nuk po fsheh emocionet.
Heidi: As unë.
Egla: Unë në ty dhe atë çunin kam investuar kohë cilësorë. Kam investuar, ashtu siç ti më ke bërë të besoj, respekt prej vërteti, të thellë Baçi.
Heidi: Dhe na shave pastaj. Dhe paqëndrueshmëri, kaq.
Egla: Mos më dublo. Më dëgjo deri në fund, nëse ke këllqe të më dëgjosh. Natën e suitës Baçi, ti bërë një gabim.
Heidi: Gabimin e bërë ti.
Top Channel