Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka

Gjykata Kushtetuese gjatë seancës së sotme (14 maj) ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka kundër procedurave të ndjekura gjatë seancës së Gjykatës së Lartë ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkonte shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Lefter Koka është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit dhe 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës si ish-ministër, korrupsion dhe pastrim parash,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA