Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se Kievi nuk e ka hedhur kurrë poshtë një marrëveshje për arritjen e paqes me Rusinë.
Në një postim të bërë në rrjetin social, X, Kuleba shkruan se kjo është një gënjeshtër e Moskës dhe qëllimi është për të zhvendosur fajin për luftën.
“Narrativa e përsëritur shpesh se “Ukraina hodhi poshtë një marrëveshje paqeje të ofruar nga Rusia në pranverën e vitit 2022” është “një nga gënjeshtrat e preferuara të promovuara nga Rusia”- shprehet ministri i Jashtëm ukrainas.
Sipas tij, kjo është një gënjeshtër e përhapur me qëlllim që njerëzit të harrojnë se ishte vetë Moska që filloi luftën në shkallë të gjerë në vitin 2022.
“Rusia synon të përhapë këtë narrativë të pabazë, sepse dëshiron që ‘të zhvendosë fajin për luftën… mbi Ukrainën. Ata duan që njerëzit të harrojnë se ishte Rusia ajo që filloi luftën në shkallë të gjerë në shkurt 2022 dhe në vend të kësaj të përqëndrohet në bisedimet në fund të marsit 2022.”- shtoi Kuleba.
Sipas tij, kërkesat e Rusisë ishin tepër të çuditshme dhe arritja e një zgjidhje ishte tepër e largët në horizont.
Top Channel