Ish-presidenti maqedonas Stevo Pendarovski heq dorë nga e drejta e përfitimit të pensionit shtetëror dhe vendos t’i rikthehet karrierës së tij akademike.
Ekipi i tij konfirmoi se tashmë Pendarovski i është rikthyer karrierës akademike si profesor në Universitetin “American College” në Shkup dhe se nuk do ta shfrytëzojë pensionin shtetëror që i takon me ligj.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut potencuan se do të vazhdojnë të sigurojnë ish-presidentin në përputhje me vlerësimet e sigurisë që po bëjnë. Ku sipas njoftimeve të tyre, Pendarovski do të shfrytëzojë edhe një zyrë me tre punonjës nga ish-kabineti i tij për takime me ish-shtetarë dhe aktualë, si dhe për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.
Top Channel