Dyshohet se kishin lidhje me organizatën “FETO”, arrestohen 544 persona në Turqi

14/05/2024 18:27
Arrestimet në Turqi

Në Turqi 577 persona janë arrestuar të martën nën dyshimin e lidhjeve me predikuesin Fetullah Gulen të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan e akuzon se qëndron pas përpjekjeve për grusht-shteti në vitin 2016.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Zerlikaya u shpreh në rrjetin social “X” se arrestimet u kryen në 62 nga 81 provincat e fundit duke pasur objektiv persona të infiltruar të FETO-s për të hyrë në nivele të ndryshme të shërbimit shtetëror.

“Nuk do t’i lëmë të qetë anëtarët e FETO-s”, tha ministri.

Të dyshuarit akuzohen se janë regjistruar në provimet e shërbimit publik nën urdhrat e lëvizjes Gulen dhe për komunikim përmes aplikacionit të mesazheve Bylock, të cilin qeveria turke e konsideron të kontrolluar nga Gylen.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ka mohuar gjithmonë se lëvizja e tij qëndronte pas tentativës për grusht shteti të korrikut 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA