Gazetari Ardit Bido u përplas në studion e “Top Story” me analistin Arian Curri dhe ish-zëdhënësin e Belerit, Skerdjan Dhulin.
Shkak u bë çështja për votën e diasporës, që sipas Bidos ishte një nga kryesoret e fjalimit të Ramës dje me emigrantët në Athinë. Gazetari tha se emigrantët nuk e bëjnë dot ndryshimin në zgjedhje, mendim që u kundërshtua nga dy të tjerët dhe nga Mirela Milori.
Bido: Njerëzit që kanë punuar një seri vitesh në Itali dhe Greqi mund të rrezikojnë pa pension, sepse nuk janë regjistruar. Çështja e votës, e drejta që duhet t’u jepet për të votuar
Curri: Kjo ishte t’u japim pensionet, vetëm mos votoni kundër meje
Bido: Nuk ka për të ndryshuar ndonjë gjë të madhe, sepse 1% kanë ndikim votat e emigrantëve
Curri: Për një votë bëhet diferenca, në Kosovë emigrantët e sollën Kurtin dhe po ata do e rrëzojnë
Dhuli: Vota e diasporës e bën ndryshimin sepse nuk i blen dot. Emigrantët në Europë janë 30 vjet në vendet ku jetojnë, një pjesë e madhe kanë edhe pasaporta vendase. Edi Rama nuk i jep të drejtën të votojë, pse? Votojnë për Sunak e jo për Ramën?
Milori: Rama mos të mendojë se e ka në xhep votës se shkoi me këngë e melodi aty. Mos të merret e mirëqenë. Është vota më mendjehapur sepse vijnë nga përvoja të tjera, kanë të tjera ndershmëri
Top Channel