“Luajti me emocionet”/ Takimi me emigrantët në Greqi, Curri: Makiaveli po të ishte gjallë do thoshte që Rama është nxënësi im…

13/05/2024 21:26

Takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi, analisti Arjan Curri e ka cilësuar si hapje të shkëlqyer të fushatës elektorale.

Në “Top Story”, Curri u shpreh se Rama luajti me emocionet, pasi emigrantët atje kishin nevojë për një shpërthim emocional.

Hapje e shkëlqyer e fushatës elektorale. Fakti që ky takim është më shumë si ritual adhurues sesa ritual politik, na jep të kuptojmë që Rama është një luajtës i madh i emocionove.

Njerëzit kishin nevojë për një shpërthim emocional, ndoshta ndaj padrejtësive që janë bërë në vendin fqinj. Makiaveli po të ishte gjallë do thoshte që Rama është nxënësi im i shkëlqyer.

Nëse do ta sundosh një popull, duhet të luajë me emocionet e tyre, me frikën sesa dashurinë. Rama është një mjeshtër, luajti bukur me emocionet e njerëzve. Është i vetmi që me këtë takim dhe nacionalizmin e tij, për mua ka fituar shumë pikë“-u shpreh Arjan Curri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA