Një krim i rëndë raportohet në Lezhë, ku një person ka vrarë nënën e tij.

Viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe. Ndërsa autori është Arsen Ferit Dani, i cili vuan nga problem të shëndetit mendor, raporton gazetarja Brixhilda Deda.

88-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës, banojnë në Tiranë.

Arsen Ferit Dani u arrestua disa minuta pas vrasjes, ndërkohë që në vendngjarje po bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA