Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin: Kam parë vetëm…

12/05/2024 16:57

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së saj nga Big Brother VIP, dha një deklaratë për lidhjen e tij me Heidin.

E pyetur në “Fun Club” se a beson te marrëdhënia e tyre, ajo tha se mes tyre nuk ka dashuri të sinqertë por vetëm kimi.

“Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV”, tha ajo.

Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës, pas Rozës. Në finale tashmë e ka siguruar vendin e tij Romeo, ndërsa një televotim është hapur për finalistin e dytë, mes Julit dhe Meritonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA