Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” Grida Duma e nisi emisionin duke analizuar fjalimin e Edi Ramës gjatë mbledhjes me grupin e tij të qeverisë.
Grida Duma: E nisëm dje dekriptimin e fjalës së gjatë të kryeministrit Edi Rama me grupin e PS-së të qeverisë së vetë, ka shtresa dhe nënshtresa për t’u dekriptuar nga ajo fjalë, ka një pakt apo një dorë të shtrirë për një pakt me opozitën apo në fakt është një kurth politik. Përfaqësuesi Bylykbashi i PD-së mbrëmë në “Top Story” pati leximin e tij duke asocuar këtë pakt ose këtë marrëveshje me 8 pika nëse do e quajmë kështu, me atë të 2017 e kryer me Bashën dhe me Ramën. Më pas diskutimin nëse SHBA ku nxorën deklaratën e tyre, duhet lexuar si një mbështetje e këtij pakti apo mosprekje e SPAK-ut vijoi si analizë mbrëmë në “Top Story” dhe e mbyllëm duke thënë që duhet vijuar kjo analizë sepse nuk ka më pak sesa dy apo tre apo më shumë se dy apo tre shtresa.
Top Channel