Lirohet nga burgu kundërshtari i kryeministrit Modi, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në Indi (fotot)

10/05/2024 19:07

Një nga kundërshtarët kryesorë të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi është liruar sot me kusht nga burgu, në mesin e procesit zgjedhor që vijon prej disa ditësh në vend.

Arvind Kejriwal, ministër i parë i kryeqytetit Delhi dhe lider kryesor i aleancës së opozitës së formuar për të konkuruar Modi, ishte ndaluar prej marsit me akuza korrupsioni, të cilat ai i quan vazhdimisht “komplot politik për ta ndaluar të kandidojë në zgjedhje”.

Arvind është mes disa drejtuesve politikë që janë përfshirë në hetimin kriminal, teksa para zgjedhjeve e përshkruante zhvillimin si “të orkestruar nga partia në pushtet BJP.

Sot Kejriwal u prit nga më shumë se 1,000 mbështetës teksa dilte nga burgu Tihar Jail.

“Duhet ta shpëtojmë vendin nga kjo diktaturë. Unë po luftoj kundër saj me të gjithë forcën time,” tha ai duke përshëndetur turmat.

Gjykata e lartë indiane vendosi më herët se mund të qëndrojë në liri deri më 1 qershor, që është dita e fundit e votimit 6-javor, në vendin me 1.1 miliardë banorë.

“Akuzat janë serioze, por ai nuk është shpallur ende fajtor”, thuhej në argumentimin e gjykatës për lirinë me kusht.

“Nuk ka precedentë penalë prandaj nuk është i rrezikshëm për shoqërinë”, shtohej më tej.

Administrata e Kejriwal është akuzuar për korrupsion në zbatimin e politikave liberalizimi të pijeve alkoolike në 2021 dhe për dhënien te klientët e saj një një pjese të konsiderueshme të aksioneve të sektorit.

Një vit më vonë politika ndryshoi dhe hetimet që pasuan, zbuluan dhënie korruptive të licencave që sollën arrestime të dy drejtorëve kryesorë të Kejriwal.

Por zyrtari mohon shkeljet të cilat i argumenton si një komplot i qëllimshëm nga partia në pushtet.

Kundërshtarët politikë të Modi kanë dhënë shpesh alarmin për reduktimin e hapesirave demokratike në Indi.

Rahul Gandhi, lider i opozitarëve Partia e Kongresit, u dënua për shpifje vitin që shkoi pas një denoncimi të një anëtari të partisë së Modi.

Dënimi dy-vjeçar e shkarkoi atë nga parlamenti dhe ngriri shqetësim për normat demokratike në vendin me popullatën gjigante./AFP/

FOTO GALERI
2/5
Arvind Kejriwal, ministër i parë i kryeqytetit Delhi dhe lider kryesor i aleancës së opozitës së formuar për të konkuruar Modi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA