Gruaja e aleatit të Putin gjendet e vdekur në moshën 42 vjeçare pas denoncimit të dhunës (fotot)

10/05/2024 17:40

Bashkëshortja e një prej deputetëve të partisë së Vladimir Putin është gjetur papritur e vdekur.

42 vjeçarja Anastasia Demina, e martuar me Valery Demin, u gjet e vdekur më 6 maj në shtëpi nga fëmijët e saj, te cilët besonin se ajo ishte ne gjume.

Shkaku i vdekjes është i panjohur por mediat ukrainase thonin pa dhene prova, se besonin se ishte vrarë nga bashkëshorti Demin, të cilin e kishte denoncuar më parë për dhunë shtëpiake.

Anastasia kishte denoncuar në shkurt dhunën kur bashkëshorti ishte kthyer nga Ukraina, ndërsa shtonte se drejtues të partisë e kishin nxitur të tërhiqte ankesën.

Demin njoftonte vdekjen e gruas në rrjetin social rus VKontakt duke shkruar: “Me dhimbje shkruaj këtë postim për të njoftuar se më 6 maj gruaja ime Nastena, ndërroi jetë. Kam një ndjesi zbrazëtie dhimbjeje e zemërimi. Na fal për gjithçka”.

Mediat ruse shtonin se Anastasia merrte qetësues për depresionin.

Të afërm të saj shtonin në polici se gjendja e gruas ishte përkeqësuar dhe ankohej nga kriza paniku.

Policia thotë se hetimet për ngjarjen vijojnë.

FOTO GALERI
3/3
Mediat ruse shtonin se Anastasia merrte qetësues për depresionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA