Angli/ Shqiptari xheloz shpallet fajtor për tentativë vrasje të bashkëshortes! Dëshmia para gjykatës: Nisa të pija raki…

10/05/2024 19:16

Një 44-vjeçar shqiptar në Angli, është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje pasi sulmoi me thikë bashkëshorten në sy të vajzës së tyre.

Petrit Zefi ka goditur me thikë kuzhine në kokë dhe në kyçin e dorës bashkëshorten e tij Natalie, pasi mendonte se ajo kishte një lidhje.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari po përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe një akuzë për plagosjen me dashje në lidhje me incidentin e dhunshëm të 11 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai i mohoi të dyja akuzat. Pas një gjyqi dyditor në Truro Crown Court këtë javë dhe pas gati tre orësh diskutimi, juria e shpalli Zefin fajtor për tentativë vrasje.

Gjykata dëgjoi sesi Zefi, i cili për herë të parë hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 me kamion nga Franca përpara se të shkonte në zonën e Birminghamit, ishte një njeri aq xheloz, saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve, të kishte telefon apo të dilte vetëm.

Në mbrojtje të tij, Zefi i tha jurisë se alkooli i kishte shkatërruar jetën, i kishte prishur marrëdhëniet me fëmijët dhe me gruan e tij prej 22 vitesh. Ai tha se nuk mbante mend asnjë nga ngjarjet e asaj nate sepse kishte qenë shumë i dehur dhe gjithashtu nën ndikimin e kokainës.

Ai i tha gjykatës se në fillim pinte pak raki,  por më pas kaloi në gota të vogla vodka, pastaj shishe të tëra me pije të forta të kombinuara me birrë.

Zefi, i cili ka statusin e rezidentit të përhershëm për të qëndruar në Britaninë e Madhe, tha se ishte xheloz dhe gjatë gjithë viteve të martesës mendonte se gruaja e tij kishte një lidhje dhe e akuzoi atë se ishte shtatzënë me fëmijën e një burri tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA