Turqia refuzon pretendimet izraelite se ‘është hequr bllokada tregtare’ prej situatës në Gaza (fotot)

09/05/2024 17:15
Palestineze qe largohen nga kufiri me Egjiptin pas marrjes se kontrollit nga ushtria izrelite

Ministri turk i tregtisë Omer Bolat tha sot se pretendimet izraelite se Ankaraja ka hequr bllokadën tregtare me Izraelin janë “të trilluara dhe nuk kanë lidhje me realitetin”.

Në një postim në rrjet ministri shtonte se ndalimi tregtar i Turqisë me Izraelin do të mbetet në fuqi deri në armëpushimin humanitar në konfliktin e rëndë në Gaza dhe kalimin e ndihmave.

Komentet e Bolat vinë pasi ministri i jashtëm izraelit dhe sot se presidenti turk Erdoğan ishte tërhequr nga pozita e tij e mëparshme duke anuluar disa nga kufizimet tregtare.

Në të tjera zhvillime nga konflikti zyrtarët izraelitë dënonin sot retorikën e presidentit amerikan Joe Biden që kërcënonte ndalimin e furnizimit me armë të Izraelit nëse pushton ushtarakisht edhe Rafah.

Ndërkohë, qeveria e Sllovenisë kaloi sot një dekret për njohjen e shtetit të Palestinës që do të dërgohet muajin tjetër në parlament për miratim.

“Dekreti për njohjen e Palestinës është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’i dhënë fund sa më shpejt masakrave në Gaza,” tha kryeministri Robert Golob në një konferencë shtypi, duke shtuar se vendimi mund të merret edhe brenda muajit maj.

Irlanda, Spanja dhe disa vende të tjera të BE raportohet se mund të deklarojnë njohjen e Palestinës më 21 maj, shkruan rrjeti britanik The Guardian dhe televizioni shtetëror irlandez.

Edhe rrjeti spanjoll RTÉ tha se data po merret në konsideratë, si presion ndaj Izraelit për të ndaluar operacionin në Rafah.

67 eurodeputetë kanë nënshkruar një letër ku kërkohet mbledhja e një “takimi urgjent për reagimin e BE ndaj ngjarjeve në Rafah”. Eurodeputetët kërkonin sanksione ndaj Izraelit si “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë fushatë të tmerrshme ushtarake në Rafah dhe pjesën tjetër të Rripit të Gazës”

Agjencia AFP raportonte sot goditje me artileri në Rafah për të cilat ushtria izraelite tha se ishin sulme ndaj “pozicioneve të Hamas, më në veri të Gazës”. /The Guardian/

FOTO GALERI
3/3
Palestineze qe largohen nga kufiri me Egjiptin pas marrjes se kontrollit nga ushtria izrelite

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA