Momentet përpara vetëvrasjes së nënës me tre fëmijët, gazetarja: Ja çfarë tregon gjuha e trupit të Almës

09/05/2024 22:48
Momenti teksa Alma Arrazi ndahet me kunatën

Tashmë janë bërë publike pamjet e momenteve të fundit përpara tragjedisë në Shkodër, ku nëna i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët.

Në “Top Story” u bë një analizë e gjuhës së trupit, të viktimës Alma Arrazi dhe kunatës së saj, personi i fundit që ka takuar.

Gazetarja Anila Hoxha tha se viktima dhe kunata paraqiten të qeta, por më pas moderatorja Grida Duma shtoi se nuk ka pasur një takim përshëndetës mes tyre.

Hoxha: Relativisht duken të qeta…

Duma: Por ato duket që nuk kanë përshëndetje. Alma ikën thërret fëmijën dhe ajo vazhdon e sheh edhe një herë tjetër. E sheh e sheh më gjatë dhe vazhdon.

Hoxha: Unë po flas mbi të dhënat. Ato tregojnë mekanizmin e momentit të fundit dhe çfarë dyshojnë ata, që i çojnë drejt pikës kryesore që i çoi drejt vetëvrasjes. Çfarë veprimi ka bërë bashkëshorti që ajo fillimisht ka vrarë fëmijët pastaj veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA