Gazetari Bregu tregon rastet tronditëse: Nëna vrau fëmijët duke ngrënë bukë, kur erdhi në vete kërkoi…

09/05/2024 22:54

Gazetari Sokol Bregu tregoi për dy raste tronditëse në botë, për nënat që kanë vrarë fëmijët e tyre.

Më të rëndin ai konsideroi rastin në Belgjikë, ku nëna vrau pesë fëmijët e saj teksa konsumonin ushqimin.

Por këtë veprim e kishte bërë në periudha jo të mira nga ana e shëndetit mendor. Por në momentin që ka arritur të kuptojë se çfarë ka ndodhur ka kërkuar dënimin me vdekje.

“Bëhet fjalë për rastin e një nëne, e cila u lirua pas 20 vitesh burg për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Ajo pas 20 vitesh është deklaruar e pafajshme. Fëmijët ishin vrarë me një lloj gazi. Rasti  Belgjikës ishte ndryshe. I kishte vrarë të pestë fëmijët duke ngrënë buke. Në psikiatri e kanë sjellë në vete dhe më pas ajo ka kërkuar dënimin me vdekje, megjithëse Belgjika nuk e ka. Ka dashur ta vrasin. Ajo nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë”, tha gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA