“Nuk kisha fletëthirrje”, Baton Haxhiu në SPAK: Shkova të intervistoj njërin prej hetuesve
09/05/2024 13:55
Gazetari Baton Haxhiu i është drejtuar këtë të enjte ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Pasi doli nga ambientet e prokurorisë së Posaçme, Haxhiu deklaroi se nuk kishte pasur asnjë fletëthirrje ndaj tij dhe se kishte hyrë për të intervistuar njërin prej hetuesve.
“Shkova të intervistoj njërin prej hetuesve. U thashë që kam hyrë për të intervistuar. Nuk ka lidhje me fletëthirrje kjo”- u shpreh Haxhiu.
Haxhiu punon në media si gazetar prej disa vitesh, përfshirë edhe raportimin e genocidit në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa vitet e fundit është prezantuar edhe si analist në panelet televizive.
Top Channel