Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka nisur festën në disa qytete në Maqedoninë e Veriut, pas publikimit të rezultateve të para.

Nga videot që i kanë publikuar simpatizantët, shihet se “VLEN” feston edhe në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, në qytetin e Gostivarit nga 85 për qind të votave të numëruara, Fronti Europian ka 9322 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka marrë 8869 vota.

Theksojmë që edhe në zgjedhjet presidenciale, rezultati ishte mjaft i ngushtë në mes Frontit Europian dhe Koalicionit VLEN.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA