Arsyeja pse disa skelete të gjetura pa duar e këmbë në një strehim nëntokësor të përdorur dikur nga lideri nazist Adolf Hitler, mund të mos gjendet kurrë, thonë tashmë ekspertët.
Mbetjet janë gjetur dy muaj më parë në kompleksin e njohur si “Strofka e Ujkut”, vila e trashëgimtarit të Führer dhe zëvendësit Hermann Göring, në fshatin Gierłoż në verilindje të Polonisë.
Rrethi i ngushtë i Hitlerit ka kaluar disa periudha të Luftës II Botërore në këtë kompleks sekret, i cili raportohet se përbëhet nga rreth 200 bunkerë, kazerma ushtarake madje dhe një stacion hekurudhor, tashmë i kthyer në një pikë turistike të frekuentuar.
Por të varrosura në shtëpinë e vjetër, janë gjetur gjithashtu skeletet e tre të rriturve, një adoleshenti dhe një fëmije.
Punëtorë vendas gjatë gërmimeve kishin gjetur një kafkë rreth 10cm nën dhe, para se të njoftonin policinë.
Tashmë disa muaj pas zbulimit hetuesit pranojnë se mund të mos zbulojnë kurrë identitetin e viktimave, mënyrën e vdekjes së tyre apo nëse oficerët nazistë e dinin që ata jetonin brenda kompleksit.
Zëdhënësi i prokurorit në qytezën fqinje Ketrzyn, Daniel Brodowski, tha për rrjetin Associated Press se në mars zyrtarët hoqën dorë nga hetimet për skeletet.
Kjo pasi ekspertët thanë se mbetjet ishin shumë të kalbura sa “nuk arrit të përcaktohej shkaku i vdekjes”, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk.
Brodowski shtonte: Ekspertët thanë se kockat e gjetura ishin me origjinë njerëzore dhe vinin nga të paktën katër njerëz, tre prej të cilëve të rritur dhe një fëmijë.’
Mbetjet e veshjeve tregonin se kufomat ishin zhveshur para se të vendoseshin në vendin e gjetjes.
Vila bunker nuk është përdorur vetëm nga Hitleri dhe Göring por dhe nga sekretari privat i diktatorit Martin Bormann, nga kreu i ushtrisë Wilhelm Keitel dhe gjenerali Alfred Jodl.
Në impjantin e fshehur mes pyllit të Gierloz, nazistët planifikonin fushatat e tyre ushtarake, ndërsa në një komplot të 20 korrikut, aty u be një atentat kundër Hitlerit.
Zyrtari gjerman Schenk Graf von Stauffenberg raportohet se kishte vendosur një bombë në tavolinën e konferencave, që ishte zbuluar minutat e fundit dhe zyrtarët ishin larguar.
Arkeologë polakë nga Gdańsk që kërkuan gjatë në “Strofkën e Ujkut” por objekte me vlerë historike, kishin gjetur eshtrat.
Zëdhënësi i tyre Dominik Markiewicz tha për rrjetin Reuters: “Nuk pritej diçka e tillë në një vend kaq të ruajtur të Rajhut, duke marrë parasysh se ai ra në dorë të rusëve pas luftës”.
“Nuk e dimë se çfarë mund të ishin viktimat, ndoshta rituale të fanatikëve të Rajhut, por nuk e kemi idenë”, tha Markieviç.//Metro.co.uk/
Top Channel