Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Luli Luarasi humbi vajzën 21 vjeçe, Jaseminën me 17 prill të vitit 2020. Teksa vendi dhe e gjithë bota përballej me pandeminë e koronavirusit, vajza u sëmur nga një infeksion në veshë.
Nga izolimi dhe masat e marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, Luli nuk arriti ta vizitonte vajzën për disa ditë me radhë duke bërë që gjendja e saj shëndetësore të agravonte. Gjatë kësaj kohe, komunikoi në telefon me doktoreshën e familjes në zonën ku jetonte në Laprakë, e cila i jepte mjekimet pa e kontrolluar pacienten.
‘Me 17 mars të vitit 2000 është sëmurë vajza dhe 17 prill vdiq. Marr përgjigjen e tamponit ishte negativ marr në telefon mjeken i them që është negativ me tha ma sill vajzën ta vizitoj. Vajzës i kishte shkuar infeksioni në mushkëri dhe në tru’ u shpreh Luli Luarasi, nëna Jaseminës.
Jasemina kishte lindur me mungesë të qiellzës së gojës, apo siç njihet në gjuhën mjekësore palatoksinë. Për këtë arsye ajo që fëmijë i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale brenda dhe jashtë vendit të cilat i kishte përballuar me sukses.
Teksa shikonte përkeqësimin e gjendjes të së bijës, nëna kontaktoi me mjekët dhe kërkoi që Jasemina të bëjë një tampon për të kuptuar nëse është me covid apo jo e më pas të shkonte në spital për kontroll. Rezultati ishte negativ, por tashmë ishte vonë për 21 vjeçaren.
Top Channel