Inside Story/ Shifra alarmante që rrezikon faturë qindra milionë euro, 78% e proceseve gjyqësore në shkelje të afateve

08/05/2024 21:28

Ekspertët thonë se kjo është një problematikë e madhe më të cilën po përballet sistemi.

Akumulimi i dosjeve ka çuar në një situatë të paprecedentë. Situata më alarmante paraqitet në gjykatën e apelit. Pasojë direkte e kësaj situate, janë numri i madh i ankimeve qe po tejkalojnë afatet e gjykimit të arsyeshem. Në vitin 2016 vetëm 1 % e ceshtjeve civile të themelit tejkalonin afatin 2-vjecar në shqyrtim; në gjashtëmujorin e parë të 2023, 78% kanë marrë vendim tej afatit të gjykimit të arsyeshëm 2-vjecar.

“Rezulton se treguesit e afatit të gjykimit të arsyeshëm janë që të gjitha të përkeqësuara në përmasa alarmante në vitin 2016 ne na rezultojnë vetëm 1% e çështjeve që shqyrtohen jashtë afateve të gjykimit të arsyeshëm, ndërsa në 6 mujorin e parë të vitit 2023 jashtë afatit të arsyeshëm dolën 78% e totalit të gjykimeve të çështjeve civile. Arsyeja kryesore është mungesa e gjyqtarëve”, u shpreh Gerti Shella, drejtor INFOCIP

Bazuar në vëzhgimet e INFOÇIP, numri i ankimeve në Gykatën e Lartë është në rritje konstante. Aplikimet në Gjykatën Kushtetuese kanë arriture një rekord historik prej 500 ankimesh, nga rreth 50 që arrinin dikur për këtë objekt.

“Aktualisht kohëzgjatja e proceseve gjyqësore është dyfishuar dhe në disa raste është trefishuar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm. Çështja më kritike që duhet të na prokupojë dhe ne e kemi konsideruar një emergjencë kombëtare është përmasa e shkeljeve masive te te drejtave të njeriut sa i takon dhunimit nga vetë gjykata të afatit të gjykimit të arsyeshëm”, u shpreh Gerti Shella, drejtor INFOCIP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA