Inside Story/ Humbi shtëpinë dhe ngeli në qiell të hapur, 79-vjeçari: Kam 6 vite që pres gjyqin…

08/05/2024 21:35

Haxhi Lila është 79 vjeç. Ai ka humbur shtëpinë e tij për shkak të zhvillimit të një projekti të ri. Për të pasur një çati mbi kokë ai emigroi në Greqi, punoi dhe mundi të kishte një banesë ku jetonte me bashkëshorten dhe vajza e tij me familjen e saj.

Por, sot të gjithë bashkë janë të pastrehë. 79-vjeçari thotë se procesi po zvarritet në gjykata dhe ai e ka të pamundur të punojë e ndërtojë në këtë moshë.

“Viti i 6, kam filluar në gjykatën amdministrative, dy muaj na vanuan patën një organizim të shkëlqyer, më pas e kundërshtoi shteti çështja në apel. Apeli i ndërron gjyqtarët çdo 6 muaj. Unë nuk ndërtoj më në këtë moshë. dua atë që më është vlerësuar dhe unë në punën time shteti në punë e tij. Nuk kemi shpresë fare”– u shpreh Haxhi Lila, qytetar.

Ndërrimi i shpeshtë i gjyqtarëve ka bërë që dosja e tij të mbetet e paprekur. Lila i është drejtuar me kërkesa institucioneve vazhdimisht për të kërkuar që procesi të vijojë, pasi kërkon drejtësi.

Ai thotë se e ka humbur besimin në sistemin e drejtësisë. Argumenton se ka nga ata qytetarë që e përfundojnë çështjen edhe nëse procesi u ka nisur më vonë, pasi kanë lidhje të cilat ai nuk i ka.

‘Ata nuk kapin dosje me dorë, vijnë sa marrin rrogat. Jo jo as kam shprese fare, ato sekretaret thonë nuk dimë gjë mirë që nuk ka humbur dosja, është këtu. S’ka seance radhe, ketë po kërkoj, kam bërë 5-6 kërkesa për për përshpejtim, ata që kanë ndonjë mik e kanë marrë e kanë bërë, kanë marrë edhe lekë. Ne e kemi humbur besimin’-u shpreh Haxhi Lila, qytetar.

Top Channel