Nesër zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, 2 mijë vëzhgues, 770 të huaj! Nis heshtja zgjedhore para balotazhit presidencial

07/05/2024 13:53

Nga mesnata, në Maqedoninë e Veriut nisi heshtja zgjedhore përpara balotazhit presidencial dhe zgjedhjeve parlamentare që mbahën nesër, në 8 maj. Gati 2000 vëzhgues janë akredituar gjithsej për zgjedhjet e kondieruara të një rëndëie kyce për vendin fqinj dhe kursin që ai do të ndjekë në vijim; 770 prej tyre janë moniturues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes.

Vota e shqiptarëve pritet të ketë rëndësi kyce: VMRO-DPMNE-ja me qëndrime nacionaliste shihet si partia me gjasa të mëdha për t’i fituar zgjedhjet, e po kështu kështu edhe kandidatja e kësaj force për president, por nëse votuesit shqiptarë në veçanti nuk shfaqin interes për ta votuar garuesin e moderuar social-demokrat, për të votuar Stevo Pendarovskin e LSDM-së.

Partitë qeveritare LSDM dhe BDI, secila me koalicionet e tyre veç e veç kanë për moto vazhdimin e rrugës europiane, ndërsa BDI-ja ka vënë theksin, sidomos tek rreziku nga ndikimi rus dhe rënien pré të opozitës shqiptare ndaj këtij ndikimi. BDI-ja arriti të bashkojë rreth koalicionit të quajtur “Fronti Evropian” përfaqësues politikë që për vite të tëra sulmoheshin dhe nuk komunikonin mes tyre, por akti i bashkimit duket se u mirëprit nga shqiptarët dhe nga ana tjetër, edhe bashkimi i opozitës shqiptare të njohur me emrin “VLEN”, sipas analistëve, “nuk do të çojnë dëm” votën e elektoratit shqiptar.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet përkoi me festat e Pashkëve, KSHZ-ja ua dorëzoi me kohë komisioneve komunale zgjedhore materialet zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA