Grida Duma nuk mban lotët: Një vajzë kameramane u shtyp me makinë teksa kthehej në shtëpi pas pune, gjyqtarja e liroi shoferin! Hapet llogari në Go Found Me

07/05/2024 07:20

Moderatorja e Top Story, Grida Duma nuk i mbajti lotët për aksidentin e ndodhur disa ditë më parë ku u plagos një prej kameramaneve të Top Channel, Neli.

“Mua ka disa  net që më mungon një vajzë që e kam gjithmonë aty përballë. Kameramania e vetme femër në Shqipëri në një televizion prestigjoz po kthehej në 2 të natës pas xhirimeve të Big Brother, me motor, një vajzë 20 e pak që bën dy punë, që nuk ka asnjë koleg këtu që nuk e thotë që vetëm ajo buzëqesh, që mban kamerën e rëndë dhe është profesion jo i zakontë për vajzat.

Ka qenë për mua kur erdha në Top Story një nga arsyet e bukura të të bërit Top Story. Neli është aksidentuar rëndë, dikush e ka goditur, në orën 2 të mëngjesit nga një djalë i ri i alkoolizuar dhe e ka lënë aty.

Ajo sot po niset në Greqi për të bërë operacione të rënda sepse ka thyer shumë pjesë të trupit, është shumë rëndë. Është nga ato raste kur themi që nuk ka lidhje me drejtësinë, një vajzë ekselente, e talentuar, që përcaktonte diferencën nga të tjerët. Duhet të jesh i fortë, jemi besimplotë që do dalë shumë herë e fortë.

Ajo që ka vijuar në realitetin tonë është që gjykata e ka liruar djalin që e ka lënë në vendngjarje pasi ka shkaktuar aksidentin. Është i liruar dhe nëse padrejtësia e aksidentit është jashtë fuqisë njerëzore. Ajo është nisur për Greqi para pak orësh, e presim të vijë ndryshe”, u shpreh Grida Duma mes lotësh.

Një llogari në Go found me është hapur nga familjarët për të ndihmuar Nelin e cila është dërguar në Greqi.

Linku i  Go found me

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA