U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit Militantë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kanë dalë sërish sot përpara Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë.
Por ajo që ra në sy në protestën e ditës së sotme bie në sy fakti që simbolet e përdorura janë më të shumta ato që i referohen lirimit të ish kryeministrit Berisha sesa largimit të kryebashkiakut të Tiranës.
Në fotot e fiksuara nga LSA-ja, përvecc vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi, e cila vijon të shkojë në protestë me bluzën ku kërkohet lirimi i të atit, të shumtë ishin edhe militantët që mbanin në duar parrulla me kërkesën që Berisha të dalë nga arresti i shtëpisë.
Top Channel