
22/02 19:47
Lajmi ka disa muaj që qarkullon dhe tashmë është zyrtar. West Hami ka njoftuar “divorcin” me David Moyes, i cili do të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit.
Me mbërritjen në dhjetor 2019, trajneri skocez i ka drejtuar “Hammers” në 228 ndeshje deri më tani, duke fituar Conference League-n sezonin e kaluar (mposhti në finale Fiorentinën).
Zëvendësuesi i ish-trajnerit të Everton dhe Manchester United, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Julen Lopetegui, “i rrëzuar” si kandidat për Milanin pas protestave të tifozëve./ Super Sport
Top Channel