“Viktimë e një neglizhence shoqërore”, Balina Bodinaku për Alma Arrazin: Si nuk e vuri re askush? Ata që e fajësojnë janë përgjegjës

06/05/2024 21:45

Gazetarja Balina Bodinaku, e ftuar në “Top Story” e quajti Alma Arrazin si një viktimë dhunë dhe një neglizhencë e harresë shoqërore.

E prekur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, Bodinaku u shpreh se ky rast shpalos dramën e shoqërisë sonë.

Bodinaku: Ajo është viktime e një dhune dhe e një neglizhence dhe harrese shoqërore. Kjo ngjarje më duket rrëqethëse dhe e tmerrshme, kur para një muaji diskutuam për një ngjarje vetëvrasjeje. Shpalosin dramën e një shoqërie të tërë.

Grida Duma: Në shoqërinë dobësitë konsideron si dashuri. Herë pas here gjykojmë edhe me këtë filtër, por mund të jetë edhe forcë. Kur një njeri kalon në gjendje depresive të rëndë, ndonjëherë u errësohen mendimet. Kanë dashur që fëmijët e saj mos jetojnë më sepse mendon se është një botë djallëzore.

Bodinaku: Si ka mundësi nënë e tre fëmijëve, në vuajtjen e saj të ketë qenë kaq e padukshme për të gjithë, për institucionet dhe familjarët.

Dorjana Bezat: Normalizohet që burri të tradhton. Më rëndon që sot është e vdekur dhe për veprimin që ka marrë te fëmijët.

Bodinaku: Ata që e fajësojnë janë përgjegjës për vdekjen e saj dhe të fëmijët, ajo mund të ketë qenë me të vërtet probleme të shëndetit mendor, nuk është faji i saj. Një grua dhe një nënë të shkojë deri në këtë hap nuk është një vendim që merret në sekond. Është një vuajtje e stërzgjatur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA