Tre trupa të gjetur të hedhur në një pus në Meksikw, ku kishin parë plagë me armë zjarri në kokë, janë identifikuar nga familjarët.
Të afërmit e amerikanit Jack Carter Rhoad dhe vëllezërve australianë Jake dhe Callum Robinson identifikuan trupat e tyre pa pasur nevojë të kryenin teste gjenetike, tha në një deklaratë të dielën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California. Tre shtetas meksikanë janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim. Një nga të dyshuarit u identifikua si Jesús Gerardo “N”, alias “El Kekas”.
Tre miqtë ishin në një udhëtim surfing dhe kamping pranë qytetit Ensenada, rreth 60 milje në jug të qytetit kufitar të Tijuana, kur u zhdukën më 29 prill dhe besohet se janë vrarë, sipas autoriteteve.
Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë, Maria Elena Andrade Ramirez u takua me prindërit e viktimave të dielën dhe “ripohoi angazhimin total të institucionit për të vazhduar hetimin për këtë ngjarje fatkeqe derisa përgjegjësit të ndiqen plotësisht nga ligji.
Serfistët mund të jenë sulmuar në një tentativë për grabitje automjeti, thanë zyrtarët, duke cituar hetimet paraprake. Baja California është njihet për dhunën e karteleve në vitet e fundit, megjithëse rrallë ndodh në zona turistike si Ensenada.
Një kamionçinë i bardhë i djegur u gjet në një fermë në Santo Tomas, rreth 40 milje nga vendi ku u gjetën trupat, tha një burim i policisë lokale për CNN. Automjeti u konfirmua se ishte i njëjti që Callum Robinson postoi një imazh në Instagram një javë para se treshja të zhdukej.
Ndërsa pjesë të Meksikës janë destinacione turistike të përcaktuara, krimi i dhunshëm, duke përfshirë rrëmbimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, pllakosin pjesë të vendit, veçanërisht në zonat kufitare. Shkalla e vrasjeve në Meksikë është ndër më të lartat në botë dhe më shumë se 100,000 njerëz mbeten të zhdukur në vend.
Kartelet e drogës kanë terrorizuar vendin me nivele gjithnjë në rritje të dhunës dhe mizorisë, të ushqyer pjesërisht nga kërkesa e madhe për drogë nga konsumatorët amerikanë dhe të armatosur me një arsenal armatimi nga veriu i kufirit.
Në vitin 2015, trupat e sërfistëve australianë Dean Lucas dhe Adam Coleman u gjetën në një furgon të djegur në shtetin Sinaloa. Autoritetet thanë se ata u vranë nga tregtarë të nivelit të ulët të drogës që kishin grabitur shoferët.
Vrasjet e fundit të dyshuara ndezën zemërim në komunitetin e sërfit në Ensenda, ku rreth 500 njerëz marshuan të dielën për të kërkuar drejtësi dhe siguri më të mirë, raportoi media australiane ABC.
Top Channel