Atalanta vrapon drejt zonës Champions, duke parakaluar Romën në renditje dhe duke kërcënuar edhe Bolongën në vendin e katërt.
Zikaltrit e Gasperinit ia dolën të triumfojnë me rezultatin 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Salernitanës në “Arecchi Stadium” dhe të ngjiten në vendin e 5-të me 60 pikë, po aq sa Roma, por me golavarazh më të mirë se verdhekuqtë.
Tchaouna surprizoi Atalantën, duke u dhënë avantazhin vendasve në pjesën e parë, por zikaltrit shënuan dy herë brenda 6 minutave, me Scamaccën në të 57-ën dhe Koopmeiners në të 63-tën, duke përmbysur gjithçka.
Me këtë fitore, Atalanta e sheh veten katër pikë larg Bolognës së vendit të katërt, por vlen të theksohet se zikaltrit kanë zhvilluar një ndeshje më pak.
Tashmë vëmendja e Atalantës kalon në Europa League, ku të enjten në mbrëmje do të presë Marseillën në “Gewiss Stadium” ,e synim triumfin që do ta çonte për herë të parë në një finale kompeticionesh europiane.
Top Channel