“Do të dal me fitore”/ Kristi Lamaj zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP 5”, hyn duke kënduar në studio këngën hit “Dridhe moj bajame” 20/12 21:41
Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis do të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit.
Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Komisionit të Asocim Stabilizimit BE – Shqipëri, pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin.
Po ashtu bëhet e ditur se Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë.
Kefaloyannis mësohet se ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në kryeqytet.
Top Channel