Nisur nga ngjarja tragjike e tre ditëve më parë në Shkodër, ku një grua u hodh nga ura e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e mitur, profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësimin për policinë e komunitetit.
“Nuk ka asnjë akuzë. Dhuna sistematike që parashikon neni 99 i kodit penal, nuk provohet se nuk është e regjistruar në polici. Është e moderuar nga kunata dhe kanë mbajtur një raport të ekuilibruar që kjo mos të shkonte në polici dhe të bënte ankesë. Ka një hetim tjetër, çfarë ka bërë policia nga data 2 deri në datën 4. Në një orë ka marrë në telefon këta, celulari i të ndjerës ka qenë i mbyllur. Policia e Shtetit ka një procedurë që njofton publikun, duhet të njoftonte publikun.
Kjo inteligjenca policore u ka shërbyer për të marrë vesh që kjo grua paska pasur probleme në shtëpi, po ku ishte më parë. Policia duhet tu vërë veshin këtyre problemeve. Polici në komunitet merr indiciet që mund të kthehen në krime. Asnjë nuk e dinte në Shkodër që kjo kishte marrë medikamente.
Model i mangët policin në komunitet bërthamë, mësuesi shkollës, mjeku familjes, punonjësi social, i fundit është polici”-u shpreh Karamuço.
Top Channel